image Kokaj: Kur deputetët i bien fyellit, e atdheu digjet, mjerë mozomakeq për atë vend - Sinjali

Kokaj: Kur deputetët i bien fyellit, e atdheu digjet, mjerë mozomakeq për atë vend

news image

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, “këshilloi” kolegët e tij deputetë të mos flasin për shëndetësi, pa pasur kompetenca, raporton Gazeta Sinjali.

Pasi që sipas tij, këto deklarata po e bëjnë qesharake ose joserioze çështjen e pandemisë, për të cilët po debatohet në seancën e sotme të jashtëzakonshme.

“Dua të nis këtë debat me një thënie të Fan Nolit i cili mbase unë nuk e them saktë, por thotë “Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet mozomakeq për atë vend”, tha ai.

“Mua po më duket që me pesë-gjashtë orë sa janë këtu njerëzit flasin pa kurrfarë kompetence, njerëzit flasin përsëritje dhe flasin për çështje politike kurse jo për zgjidhjen e problemit. Fillimisht ky problem është shkencor dhe unë s’kam kompetencë të flas për këtë problem – por unë po flas për diskutimin e kolegëve të mi të nderuar që japin ders shkencor kur s’janë kompetentë e për këtë të mos humbim kohë”, tha Kokaj.

Deputeti më i vjetër i Kuvendit mes tjerash deklaroi se qytetarët janë duke u tallur me mënyrën se si deputetët po debatojnë mbi pandeminë.

“Jam duke marrë mesazhe se qytetarët janë duke u tallë me ne mbi mënyrën e diskutimit rreth kësaj çështje shkencore”, tha mes tjerash Kokaj./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin