image Kohë pandemie, ky vend po i paguan vizitorët që të largohen

Botë

Koronavirusi/ Kohë pandemie, ky vend po i paguan vizitorët që të largohen

news image

Agjensia shtetërore e turizmit në Hawaii, e dedikuar zakonisht për të mirëpritur vizitorët, tani po i paguan ata që të largohen.

Autoriteti i Turizmit në Hawaii ka ofruar 25,000 dollarë për shpenzimet ndaj turistëve nëse refuzojnë të respektojnë karantinën e shtetit prej 14-ditësh.

19 persona janë riatdhesuar përmes aeroporteve në vendet e tyre të origjinës që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë. Në disa raste, shkelësit janë ndjekur penalisht për kundërvajtje dhe janë detyruar të paguajnë gjobë.

Shoqëria e Vizitorëve Aloha merr përsipër udhëtimin në shtëpi dhe i paguan biletën vizitorit. /Gazeta Sinjali/