image Ambasadori serb në ShBA takohet me presidentin Biden

Botë

Ambasadori serb në ShBA takohet me presidentin Biden

news image

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, është takuar me presidentin e Amerikës, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjuriq përmes një njoftimi në Twitter.

“Pas një takimi dhe bisede të shkurtër me Presidentin Biden këtë javë, pata gjithashtu nderin të nënshkruaj në Librin zyrtar të Vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë”, ka shkruar Gjuriq.

Ish-kreu i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tutje teksa ka njoftuar për takimin ka pretenduar se raportet e Serbisë me SHBA-të viteve të fundit kanë avancuar.

“Ne e vlerësojmë shumë këtë gjest respekti për Serbinë dhe marrëdhëniet tona 140-vjeçare, të cilat vitet e fundit kanë parë një trend të vazhdueshëm rritjeje në shumë fusha”, shkroi Gjuriq.

/GazetaSinjali/