Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, dje ka mbërritur në vendlindje vetëm që të jetë e pranishme sot në Zgjedhjet Parlamentare në Mal të Zi.
Ajo ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit të lindjes, për ta votuar listën shqiptare.
“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që Emina bëri ditën e djeshme në Instagram.
Pas votimit, modelja ka bërë një apel duke ju drejtuar të gjithë shqiptarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e votimit, siç bëri ajo kur mori rrugën e udhëtimit 22 orësh vetëm për të qenë prezente ditën e zgjedhjeve. /Gazeta Sinjali/