image Emina dhe Albëria këndojnë me çifteli në mes të New York-ut

Bota e Yjeve

Video/ Emina dhe Albëria këndojnë me çifteli në mes të New York-ut

news image

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, së fundmi është takuar me këngëtaren gjithashtu të njohur shqiptare, Albërije Hadërgjonaj.

Dyshja janë takuar në qytetin e New Yorkut dhe këtë e kanë bërë të ditur përmes disa videove të publikuara në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.

Emina dhe Albërija kanë qëndruar në një kafe shqiptare në mes të New York-ut, ku përveç shoqërisë së njëra-tjetrës, kanë shijuar edhe tingujt e çiftelisë.

Madje, ato kanë nisur të këndojnë në shqip, aty ku ishin ulur për të shijuar kafenë.

Kujtojmë që si modelja ashtu dhe këngëtarja kanë tash e sa vite që jetojnë në Amerikë. Siç duket, shoqërimi me njëra-tjetrën i ka bërë sado pak të largojnë mallin që kanë për trojet shqiptare./Sinjali/