image Emina Çunmulaj udhëton nga Amerika për në vendlindje për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare

Bota e Yjeve

Emina Çunmulaj udhëton nga Amerika për në vendlindje për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare

news image

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Çunmulaj, ka udhëtuar nga Amerika vetëm e vetëm për të votuar në Zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 30 gusht, në Mal të Zi.

Përmes disa fotografive të ndara në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka udhëtuar për në vendlindje.

“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që modelja bëri në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CEak1JxnWz4/?utm_source=ig_embed

Ndërkohë, së fundmi aja ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe tjera, duke treguar momentet e këndshme që po shijon në Malësi të Madhe. /Gazeta Sinjali/