image Koha e rregullt nuk del për ta përcaktuar fituesin, finalja shkon në vazhdime

Futboll

Koha e rregullt nuk del për ta përcaktuar fituesin, finalja shkon në vazhdime

news image

Sot (e diele) po zhvillohet ndeshja e fundit e kampionatit evropian “EURO 2020”, shkruan Sinjali Sport.

Italia është duke u përballur me Anglinë në finalen e shumë pritur të kësaj gare.

Fituesi nuk u vendos në kohën e rregullt, pasi në 90-të minuta ndeshja u mbyll baras 1-1.

Ky ballafaqim shkon në vazhdime, ku kampioni mund të shpallet brenda 30 minutat e vazhdimeve, nëse jo atëherë ka penalti.

Azzurri me anë të mbrojtësit Leonardo Bonuccit ka barazuar shifrat, në minutën e 67-të.

Luke Shaw ka realizuar golin e vetëm në ndeshje në minutën e dytë, pas një super harkimi të Kieran Trippier.

Në arenën gjigante të Londrës “Wembley” ka filluar përballja. /Gazeta Sinjali Sporti/