image KOF e refuzon kërkesën e PSG-së për të lejuar Neymarin të luajë në finale

Futboll

KOF e refuzon kërkesën e PSG-së për të lejuar Neymarin të luajë në finale

news image

Komiteti Olimpik i Francës ka refuzuar kërkesën e klubit Paris Saint-Germain për kartonin e kuq të Neymarit dhe Presnel Kimpembes, transmeton Sinjali Sport.

PSG do të luajë në finale të Kupës së Francës sot (e mërkure) me fillim nga ora 21:15 ndaj Monacos.

E këtë ndeshje pritet ta humbasë ylli i skuadrës nga kryeqyteti i Francës, Neymar dhe gjithashtu edhe qendërmbrojtësi Kimpembe.

Kylian Mbappe është i gatshëm pas lëndimit që kishte pësuar, ndërsa në vend të brazilianit mund të luajë argjentinasin Maurco Icardi.

Ky mund të jetë trofeu i vetëm për Mauricio Pochettinon për këtë sezon, pasi Lille gjendet në vendin e parë në Ligue 1 dhe është vetëm një ndeshje larg titullit. /Gazeta Sinjali Sporti/