image VV-LDK drejt finalizimit të marrëveshjes, sot mblidhen grupet teknike

Kosovë

Koalicioni/ VV-LDK drejt finalizimit të marrëveshjes, sot mblidhen grupet teknike

news image

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të ulen sërish në tryezë për të mbyllur të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura.

Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa, grupet punuese me profesionistë të fushës do të ulen të dakordohen edhe për ato çështje për të cilat nuk ishte arritur të kishte një konsensus.

Më herët ishte thënë se VV dhe LDK kishin rënë dakord për mbi 80% të çështjeve që ishin ngritur në tryezë.

Pas takimit të ditës së djeshme, kandidati për kryeministër, Albin Kurti tha se do të ketë takime intensive edhe me kreun e LDK-së, Isa Mustafa

Ndryshe mbrëmë, Vjosa Osmani nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), paralajmëroi se sot do të diskutohet për ndarjen e përgjegjësive institucionale. Ajo shtoi se koalicioni mes VV-së dhe LDK-së priet të përmbyllet gjatë vikendit.

“Ne kemi vullnet që brenda vikendit të përmbyllet dhe ka mundësi të mëdha që një gjë e tillë të ndodhë”, ka deklaruar ajo../ Gazeta Sinjali/