image “Ko me ta hekë kryet me sëpatë”, burri rrah dhe kërcënon gruan në Pejë

Siguri

“Ko me ta hekë kryet me sëpatë”, burri rrah dhe kërcënon gruan në Pejë

news image

Në rastet e dhunës në familje nëpër vende të ndryshme në Kosovë, pothuajse në shumicën e tyre viktima janë gratë.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe dje, në orët e pasdites, në rrugën “Petro Marko” në Pejë.

Një burrë dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, të cilën e ka kanosur me fjalët se “ko me ta hekë kryet me sëpatë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/