Klubi kosovar, FC Drenica në krye me Kodra Bekteshin ka bërë një gjestë humanë në këto kohë të vështira.
Përkundër se se stërvitjet dhe gjitha aktivitetet e klubit janë ndalur gati në gjysmë të muajit, kryetarja e Drenicës ka vendosur që të gjithë lojtarëve dhe punëtorëve të ua jap pagat, transmeton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, Bekteshi u ka dhënë lojtarëve dhe gjithë punëtorëve artikuj ushqimor.
Këtë lajm për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vet trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu.
‘Po është e vërtetë sepse menjëherë pasi kemi ndërprerë stërvitjet kemi marr pagat, si dhe kryetarja ka shpërnda ndihma për të gjithë ne që sado pak me e lehtëusuar situatën në një kohë të tillë dhe që ky gjest tregon se kemi një kryesi e cila pavarësisht situatës emërgjente që edhe kryesinë e ka penalizu, këta janë afër nesh dhe se kemi përkrahjen e duhur nga ta, gjë që ne e vlerësojmë shumë’, tha Sejdiu.
Deri më tani në Kosovë janë pezulluar të gjitha aktivitetet nga koronavirusi. 31 persona kanë dal pozitiv në vendin tonë në testet për Covid 19./Gazeta Sinjali/