Skuadra e Vushtrrisë ende mund të fitoj para nga ish-lojtari, tashmë ylli i Werder Bermen, Milot Rashica.
Sipas rregullores së transferimeve, në rast se Werder e shet Rashican, atëherë klubi kosovarë do të fitoj 5% nga shuma totale, Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme u përfol se menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp iu ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta transferojnë yllin e Kosovës.
Siç raportoi ‘Bild’, Liverpool po mendon të ofroj 38 milionë euro për Rashican.
Në përllogaritjet e bëra, Vushtrria fiton 1.9 milionë euro. Duke parë krizën e klubit, një shumë e tillë do ta ringjallte atë. Sipas ‘transfermarkt’, Rashica vlen 35 milionë euro dhe është lojtari më i shtrenjtë në Werder dhe në kombëtaren e Kosovës./Gazeta Sinjali/