image Klubi i Superligës së Kosovës pranon të identifikohet si klub serb

Futboll

Skandaloze/ Klubi i Superligës së Kosovës pranon të identifikohet si klub serb

news image

Klubi i Superligës së Kosovës, SC Gjilani po zhvillon një ndeshje miqësore kundër klubit nga liga e dytë e Rusisë, Yenisey Krasonyarsk.

Ndonëse janë pajtuar të luajnë miqësisht, klubi rus po e konsideron SC Gjilanin si klub nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Në video-linkun për ta ndjekur direkt ndeshjen miqësore, Yenisey Krasonyarsk e ka përshkruar Gjilanin si klub serb, ndërsa ky link është shpërnarë në Facebook nga klubi kosovar.

“Në linkun e mëposhtëm mund ta shikoni live ndeshjen FC Yenisey vs SC Gjilani, e cila fillon në ora 11:00 sipas kohës lokale në Kosovë”, thuhet në njoftimin e klubit të Superligës, ndërsa transmetimi direkt është titulluar “Ndeshja miqësore Yenisei vs Gilani (Serbia)”.

Ndeshja testuese e SC Gjilanit kundër klubit që sezonin e kaluar luajti në Premierligën ruse po zhvillohet në “Emirhan Football Center”, në Antalia të Turqisë. /Gazeta Sinjali/

E përditësuar: Sqarimi i SC Gjilanit: