image Klubi francez bën ofertë për mbrojtësin e Arsenalit

Futboll

Klubi francez bën ofertë për mbrojtësin e Arsenalit

news image

Marseille ka bërë një ofertë huazimi drejt Arsenalit për mbrojtësin e majtë, Nuno Tavares.

‘FootMercato’ raporton se oferta e klubit francez përfshin huazimin me opsionin e blerjes.

Arsenali nuk ka dhënë ende një përgjigje për Marseille, por raportohet se janë të hapur ndaj idesë së një huazimi.

Në garë për mbrojtësin portugez është edhe klubi italian, Atalanta.

/GazetaSinjaliSport/