Skuadra e Watford gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi transferimin e futbollistit Papa Gueye në ueb faqen zyrtare.
Por, duket se marrëveshja mes lojtarit dhe skuadrës angleze ende nuk është arritur, transmeton Gazeta Sinjali.
Të paktën kështu thotë agjenti i Gueyes, Pierre Henri Bovis.
‘Asgjë nuk është rregulluar. Tani ne po mundohemi që të rregullojmë problemet e mundshme. Njoftimi i Watford nuk ndryshon asgjë për ne’, u shprehë agjenti për ‘The Athletic’./Gazeta Sinjali/