Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti thuhet se ka thirrur Paulo Dybala në Napoli, por trajneri i Romës, José Mourinho ende shpreson të nënshkruajë me argjentinasin.
Dybala është kthyer nga pushimet dhe po stërvitet i vetëm në shtëpinë e tij në Torino, në pritje të një oferte.
Kontrata e tij me Juventusin skadoi qershorin e kaluar dhe agjenti i tij kishte qenë në bisedime me Interin, por kalimi i argjentinasit në Stadio Meazza është lënë në pritje pas kthimit të Romelu Lukakut.
Sipas Gazzetta-s, shefi i Napolit, Spalletti, së fundmi ka telefonuar “La Joyan”, duke u përpjekur ta bindë atë të transferohet në klub. Kërkesat e tij për paga janë ende mjaft të larta për napoletanët, por kalimi i afërt i Kalidou Koulibaly në Chelsea për 40 milionë euro mund të ndihmojë Napolin për të financuar marrëveshjen.
Sulmuesi argjentinas mund të ulë kërkesat e tij duke qenë se ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare, përveç nga Interi.
Kjo do të ndihmonte gjithashtu Romën, shefi i së cilës José Mourinho e sheh Dybalan si sulmuesin ideal për të ngritur nivelin teknik të ekipit. Giallorossi nuk mund të përputhet me ofertën e Interit (rreth 7 milion € duke përfshirë shtesat), por do të jenë në garë nëse Dybala ul kërkesat e tij.