image Klopp bëhet menaxheri i parë që e mposht Guardiolan mbi dhjetë herë

Futboll

Klopp bëhet menaxheri i parë që e mposht Guardiolan mbi dhjetë herë

news image

Liverpool triumfoi në gjysmëfinalen e Kupës FA, duke e mposhtur rivalin Manchester City, shrkuan Sinjali Sport.

“Të Kuqtë” fituan me rezultat 3-2 në ndeshjen e luajtur në Wembley, për t’u kualifikuar në finale të Kupës FA.

Kjo ishte finalja e parë e tyre në kompeticion që nga sezoni 2011-22 kur kishte luajtur ndaj Chelseas.

Me fitoren e sotme, Klopp tani ka arritur të mposht Guardiolan plot 10 herë, duke u bërë menaxheri i vetëm që e arrin këtë ‘rekord’.

Në 24 përballjet mes Klopp dhe Guardiolas në të gjitha garat, Guardiola ka 9 fitore, Klopp 10, gjersa pesë herë janë ndarë me barazim.

/GazetaSinjaliSport/