Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Mogillë të Kllokotit ka ndodhur një konflikt mes disa personave.
Rastin në Polici e ka raportuar njëri prej tyre, i cili ka deklaruar se ka pasur një mosmarrëveshje me tre persona tjerë.
Ai tha se pas kësaj mosmarrëveshje, ata kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Sipas raportit të Policisë, nuk ka të lënduar nga ky rast, i cili është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /GazetaSinjali/