image Klitschko: Rritja e çmimeve do të konsiderohet vjedhje - Sinjali

Klitschko: Rritja e çmimeve do të konsiderohet vjedhje

news image

Kryetari i komunës së Kievit, Vitali Klitschko, ka apeluar popullatën e këtij qyteti për kujdes të shtuar, teksa bëri të ditur se ora policore do të nis nga 20:00 deri në 07:00.

Ai, gjithashtu ka bërë të ditur edhe disa masa të cilat i kanë marrë, ku ndër të tjera thotë se rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si vjedhje.

“Që nga sot, ora policore, nga ora 20:00-07:00;

Ndalesa e transportit nga ora 19:00 deri në 08:00;

Dyqanet, farmacitë janë të hapura nga ora 08:00-19:00;

Ndalohet rreptësisht ecja gjatë orës policore, si më parë. Mund të udhëtoni vetëm me makinë me leje të veçanta të stilit ushtarak. Lejet e vjetra nuk janë më të vlefshme;

Nga nesër vendoset ndalimi i shitjes së alkoolit;

Rritja e çmimeve për ushqime, ilaçe dhe mallra esenciale do të konsiderohet si grabitje”, ka thënë Klitschko.

Kujtojmë se sot është dita e pestë e luftimeve në Ukrainë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin