image Klitschko: 9 civilë janë vrarë në Kiev, përfshirë një fëmijë

Botë

Klitschko: 9 civilë janë vrarë në Kiev, përfshirë një fëmijë

news image

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko për Associated Press ka thënë se janë vrarë 9 civilë në këtë qytet, duke përfshirë edhe një fëmijë, transmeton Sinjali.

Klitschko ka urdhëruar një shtetrrethim që do të mbarojë në orën 8 të mëngjesit të së hënës. Këtë vendim e mori duke thënë se më lehtë kapen ‘sabotuesit’.

“Ne jemi në gjueti për këta njerëz dhe është më e lehtë që të bëhet kur nuk është askush në rrugë”, tha Klitschko duke treguar se janë vrarë 6 sabotues rusë të shtunën.

/GazetaSinjali/