Klinika Infektive e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ka dhënë detaje rreth vdekjes 63-vjeçares nga Rahoveci.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, MSh-ja ka bërë me dije se ajo ishte pranuar në Infektivë më 3 maj në gjendje të rëndë.
“Klinika Infektive ka njoftuar se sot ka përfunduar me vdekje pacientja H.E.(1957) nga Komuna e Rahovecit. Pacientja ishte pranuar në Klinikën Infektive me datën 03.05.2020 në gjendje të rëndë, paraprakisht e konfirmuar për Covid-19 dhe me disa sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim./ Gazeta Sinjali/