image Klinika e Ortopedisë pritet të zvogëlojë referimet për trajtim jashtë vendit

Shëndetësi

Klinika e Ortopedisë pritet të zvogëlojë referimet për trajtim jashtë vendit

news image

Klinika e Ortopedisë pritet të zvogëlojë referimet për trajtim jashtë vendit, pasi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka zgjeruar shërbimet mjekësore dhe ka investuar në pajisje të reja në këtë klinikë.

Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.

ShSKUK thotë se ka arritur edhe të lidhë kontratat për furnizime me material shpenzues mjekësor për shërbimet ortopedike të Klinikës së Ortopedisë dhe spitaleve të përgjithshme, me ç’rast pritet të stabilizohet furnizimi për tri vitet e ardhshme.

/GazetaSinjali/