image Klinaku: Konjufca po mendon që po na lodhë me pauzë, por ne do të qëndrojmë

Sociale

Klinaku: Konjufca po mendon që po na lodhë me pauzë, por ne do të qëndrojmë

news image

Pas debateve të ashpra mes opozitës e kryeministrit Albin Kurtit, seanca plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish.

Kuvendi i Kosovës ka shkuar sërish në pauzë, pasi kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se pauza do të jetë njëorëshe.

Reagimi i ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ishte i menjëhershëm, duke thënë se veteranët do të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Konjufca po mendon që po na lodhë duke bërë pauzë, por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë”, është shprehur Klinaku.

/GazetaSinjali/