image Klienti vret kamarierin pasi ia vonoi sanduiçin

Botë

Paris/ Klienti vret kamarierin pasi ia vonoi sanduiçin

news image

Një klient qëlloi për vdekje një kamarier në një piceri në periferi të Parisit, pasi sipas dëshmitarëve ai u zemërua se iu desh të priste për një sanduiç.

Kolegët e kamerierit thirrën policinë menjëherë pasi ai u qëllua në shpatull me një armë zjarri.

Përpjekjet për të ringjallur 28-vjeçarin dështuan dhe ai vdiq në vendin e ngjarjes, transmeton Sinjali.

Sulmuesi, i cili sipas një dëshmitari humbi durimin “pasi sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur shpejt”, iku nga lokali.

Policia ka thënë se kanë hapur një hetim për vrasje./Sinjali/