“Konkurs për plotësimin e vendit të punës: zyrtar për mbrojtjen e ndotjes së ambientit”, është një konkurs pune i publikuar në njërën nga gazetat ditore në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Shpallja është në emër të kompanisë rajonale të mbeturinave “Uniteti” Sh.A. në Mitrovicë.
Siç duket, atyre që e kanë formuluar shpalljen u ka ikur një detaj: zyrtar për mbrojtjen e ndotjes së ambientit.
Pozita e kërkuar, me gjasë për shkak të gabimit gjatë formulimit të fjalisë, pos që është e “palogjikshme”, bie ndesh edhe me përshkrimin e punës./Sinjali/