Një foshnje 3-javëshe nuk i ka mbijetuar betejës me virusin, ajo ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës të Klinikës së Neonatologjisë, Hajrie Ismaili thotë se gjendja e nënës së foshnjës është e mirë. Sipas saj të dy prindërit i kanë bërë ballë virusit.
“Gjendja e nënës është e mirë, edhe prindërit e foshnjës kanë qenë të infektuar, mirëpo e kanë kaluar. Mirëpo, nuk kanë qenë i hospitalizuar tek ne”, ka thënë ajo për Sinjalin. /Gazeta Sinjali/