image Kjo është tema që do të diskutohet mes LDK-së dhe VV-së gjatë ditës së sotme

Kosovë

Koalicion/ Kjo është tema që do të diskutohet mes LDK-së dhe VV-së gjatë ditës së sotme

news image

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të takohen gjatë ditës së sotme me fillim prej orës 15:00 për të harmonizuar qëndrimet lidhur me krijimin e koalicionit mes dy partive, raporton Gazeta Sinjali.

Dy temat që do të diskutohen në këtë takim pritet të jenë, kultura dhe arsimi. Kështu të paktën kishte paralajmëruar Arben Gashi nga LDK.

“Takimi i ardhshëm do të jetë të hënën me fillim prej orës 15:00 dhe temë diskutimi do të jetë kultura dhe arsimi”, kishte thënë Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se në takimin e fundit mes këtyre dy partive politike ishte diskutuar për sundimin e ligjit, vettingun si dhe krijimin e një zyre hetimore. Po ashtu temë diskutimi kishte qenë edhe themelimi i Institutit për Krime Lufte në Kosovë.

“Siguria e jashtme që ka të bëjë me Ushtrinë e Kosovës dhe me ngritjen e saj për anëtarësim në NATO, për sigurinë në trafik, sigurinë publike dhe çështje të tjera të sigurisë”.

“Folëm për sundimin e ligjit që ka të bëjë më gjykatat, prokuroritë, folëm për Vetiungun dhe folëm për krijimin e një zyre të veçanta e cila do të ngrihet një zyre që mund të quhet Zyra e Hetimit”, kishte deklaruar Gashi./Gazeta Sinjali/