image Kjo është shuma e parave të mbledhura për përballimin e pasojave të tërmetit

Rajon

Ndihmat/ Kjo është shuma e parave të mbledhura për përballimin e pasojave të tërmetit

news image

Rreth 6 milionë e gjysmë euro është shuma e përafërt e cila është mbledhur deri më sot në xhirollogaritë bankare të hapura nga Qeveria e Shqipërisë.

Këto para janë mbledhur nga kontributet e ndryshme humanitare të donatorëve.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Sa i përket kontributeve Rama tha se shuma e grumbulluar është goxha inkurajues, por për shkak se bankat janë të mbyllura nuk mund të thuhet sa është bilanci i plotë.

Sipas tij, deri tani shkon një shumë 5 milionë euro dhe 1,5 milion dollarë.

Deri më tash, kontribuuesi më i madh me mjete financiare janë  Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat kanë dhënë 3 milionë euro për sanimin e gjendjes së shkaktuar. Familja e Behgjet Pacollit ka bërë të ditur dje se ka dhënë një milion euro ndërsa biznesmeni Shefqet Kastrati është solidarizuar me tragjedinë nga tërmeti duke dhuruar 1.5 milionë euro për familjet e prekura në qarkun e Tiranës dhe të Durrësit. /Gazeta Sinjali/