image Kjo është shifra marramendëse që ka fituar Dua Lipa nga turneu “Future Nostalgia”

Bota e Yjeve

Kjo është shifra marramendëse që ka fituar Dua Lipa nga turneu “Future Nostalgia”

news image

Dua Lipa ka përfunduar një vit shumë të suksesshëm, duke mbajtur mbi 80 koncerte anë e mbanë botës me turneun e saj Future Nostalgia.

Ndonëse albumin e kishte publikuar në 2020 në mes të pandemisë, këngëtarja shqiptare vazhdon të jetë trend kudo në botë me muzikën e saj. Koncert pas koncerti ajo mandej përformoj edhe për adhuruesit e saj shqiptarë një herë në Prishtinë, e për të përmbyllur turneun e saj zgjodhi Tiranën.

Turneu i Dues doli të jetë ndër turnet më të suksesshëm nga një yll i popit, duke hyrë në listën e Pop Divave si Lady Gaga, Ariana Grande, Taylor Swift, Billie Eilish etj.

Ky turne përveç përformancave të mahnitshme, udhëtimeve e qejfeve të shumta këngëtares i siguroi 101,205,059 dollarë të hyra nga 1,310,777 bileta të shitura.

/GazetaSinjali/