Më 14 shkurt 2021 u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku Lëvizja Vetëvendosje doli parti fituese, shkruan Gazeta Sinjali.
Megjithatë, votat nuk janë numëruar akoma të gjitha. Kanë mbetur pa u numëruar votat me kusht dhe ato nga diaspora.
Deri tash, sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, dihet se janë 791,288 fletëvotime të vlefshme.
Sipas KQZ-së, janë 816,421 vota të përpunuara.
Numri i votuesve në këto zgjedhje ishte 1,794,862, ose i bie se 45.49 për qind ishte dalja në zgjedhje.
Sinjali mbrëmë raportoi gjithashtu se organizata joqeveritare Germin, e akredituar për të vëzhguar procesin e numërimit të votave, ka njoftuar se deri në mesnatën e së martës, janë verifikuar 1.490 fletëvotime nga jashtë dhe prej tyre janë refuzuar 380, derisa 1.110 janë aprovuar.
Për zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë kanë mbërritur 43.447 pako, e secila mund të përmbajë nga disa fletëvotime./Gazeta Sinjali/