image Kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që u arrestua dje nga Policia

Kosovë

Kjo është pasuria e kryeshefit të KEK-ut që u arrestua dje nga Policia

news image

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, bastisën të mërkurën zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në pranga ka përfunduar kryeshefi i kësaj ndërmarrje publike, Nagip Krasniqi.

Krasniqi u ndalua për 48 orë nën dyshimin për tri vepra penale: “ keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim i ndikimit”, dhe konflikt i interesit.

Gjatë aksionit, janë kryer edhe bastisje në dy banesa, ku janë gjetur dhe konfiskuar prova materiale që lidhen me rastin, pajisje elektronike, tre kompjuterë, një llaptop, një celular dhe një USB.

Cila është pasuria e Nagip Krasniqit?

Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, në Agjencinë kundër Korrupsionit ka deklaruar një banesë prej 90 metrash katrorë, e cila ka vlerën e 67 mijë e 500 eurove.

Krasniqi në AKK ka të deklaruar edhe një shtëpi me sipërfaqe prej 335 metrash katrorë, që ka vlerën e 119 mijë e 763 e po ashtu edhe një hapësirë afariste, vlera e së cilës është mbi 31 mijë euro.

Sipas të dhënave nga kjo agjenci, kreu i KEK-ut i ka 30 mijë e 974 euro para të gatshme në dy banka, ndërkaq në emër të bashkëshortes dhe fëmijëve i ka të deklaruara, 16 mijë e 187 euro.

Ai po ashtu ka edhe detyrime në vlerë prej 47 mijë e 721 euro.

/GazetaSinjali/