Bayern Munich është gati të ofrojë sulmuesin Kingsley Coman për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.
Sipas mediave gjermane, “bavarezët” dëshirojnë ta transferojnë gjermanin në afatin e janarit ose në fund të sezonit.
Negociata do të fillojnë brena një kohe të shkurtër, pasi trajnerit Pep Guardiola, i pëlqen shumë lojtari.
Javën e kaluar drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ishte në Angli për të biseduar për Sane.
Ka spekulime që Sane do të kushtojë rreth 100 milionë euro dhe kjo vlerë e madhe do të zvogëlohet nëse përfshihet Coman.
Sane është duke u shëruar nga një lëndim në gju që ka pësuar në gusht. /Gazeta Sinjali/