Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez do të provojë edhe njëherë për ta transferuar yllin e Manchester United, Paul Pogba.
Pogba gjatë tërë verës ka qenë i kërkuar nga Reali, mirëpo asnjë marrëveshje nuk është arritur.
“Los Blancos”, janë të gatshëm të paguajnë 140 milionë euro, transmeton Gazeta Sinjali.
“Djajtë e Kuq”, kërkojnë 160 milionë euro, por Perez po shpreson që francezi t’i bëj presion United ta shesin para se te mbyllet afati kalimtar.
Kujtojmë që afati kalimtar mbyllet sot dhe përgjigja e United pritet në orët e ardhshme./Sinjali/