image Kjo është nota e Valon Berishës në debutimin me Fortunën

Futboll

Sport/ Kjo është nota e Valon Berishës në debutimin me Fortunën

news image

Mesfushori i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha, sot ka bërë debutimin me klubin e ri Fortuna Dusseldorf.

26 vjeçari debutoi si startues në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë, 1:1.

Berisha, gjatë ndeshjes ai pati gjithsej 42 prekje të topit si dhe 89% të pasimeve i kishte të sakta.

Mesfushori kosovar u largua nga loja në minutën e 77-të. Për aq kohë sa ishte në fushën e blertë ai nga web-site ‘Sofascore’ u vlerësua me notën 6.7./Gazeta Sinjali/