image Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi

Botë

Pandemia/ Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse Italia ka numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi

news image

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë njerëzit më të prekur dhe me mundësi më të madhe për të vdekur nga koronavirusi, janë të moshuarit. E sipas statistikave, Italia ka popullsinë më të vjetër në Europë me 22.8% e numrit të përgjithshëm që ka më shumë se 65 vjeç, përballë 20.3% e mesatares së Bashkimit Europian.

Lajmin e bën me dije Eurostat që i referohet të dhënave të 2019, duke kujtuar që ‘popullata më e moshuar konsiderohet me një risk të lartë nga koronavirusi’.

Në Itali personat që kanë një moshë më shumë se 65 vjec janë 13.78 milion njerëz. Në zonat europiane me prezencën më të madhe të të moshuarve eshtë Liguria me 28,5% me persona mbi 65 vjeç.

Ndërkaq, sot për herë të parë në Itali ka rënë numri i pacientëve në terapi intensive.

“Për herë të parë kemi një shifër shumë të rëndësishme. Numri i pacientëve në kujdesin intensiv është 74 më pak dhe është një lajm i rëndësishëm sepse lejon që spitalet tona të marrin frymë. Kjo është vlera e parë negative që nga fillimi i menaxhimit të urgjencës”, ka deklaruar kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli./ Gazeta Sinjali/