image Kjo është mënyra se si mund të forconi kujtesën

Këshilla

Kjo është mënyra se si mund të forconi kujtesën

news image

Të harrosh ndonjëherë nuk është një problem i madh dhe mund t’i ndodhë kujtdo. Megjithatë, nëse rastet kur harroni janë të shpeshta, ju mund të dëshironi të konsultoheni me mjekun tuaj, ndërkohë provoni këshillat e mëposhtme.

Hani këto ushqime për trurin

Ashtu si trupi juaj ka nevojë për ushqim, edhe truri juaj ka nevojë për ushqim, në mënyrë që të qëndrojë i shëndetshëm dhe të funksionojë siç duhet. Ka plot ushqime natyrale për trurin, të cilat duhet t’i përfshini në dietën tuaj të përditshme duke filluar nga sot. Disa shembuj janë vaj ulliri, arra, bajame të njomura, rrush të thatë, hurma dhe fruta të freskëta.

Ushqime të tjera që janë të shkëlqyera për shëndetin e trurit tuaj përfshijnë thjerrëzat, fasulet etj. Farat e qimnonit hapin kanalet e trurit tonë dhe piperi i zi rrit motorin përpunues të mendjes sonë.

/GazetaSinjali/