image Kjo është masa e sigurisë që Gjykata ia caktoi djalit të Pjetër Ndout

Drejtësi

Kjo është masa e sigurisë që Gjykata ia caktoi djalit të Pjetër Ndout

news image

Sinjali raportoi pak më parë se i dyshuari për tentim vrasjen më 12 korrik në Gjakovë është Taulant Ndou, djali i ish-zëvendësministrit të AAK-së, Pjetër Ndout.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Gjakovë, kërkoi dje caktimin e masës së paraburgimit. Por sot Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur që ndaj Taulant Ndout të caktohet masa e sigurisë, arrest shtëpiak.

Ndou dyshohet se ka kryer veprën penale “tentim vrasje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, Taulant Ndou “ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin-të pandehurin, E.M. I njëjti, kishte dalë nga lokali, duke vërejtur që jashtë ishin duke u rrahur disa persona, aty e kishte parë të dëmtuarin-të pandehurin E.M., duke shtënë me armë brenda lokalit dhe pasi që ky i fundit del jashtë ku ka vazhduar duke u rrahur me disa persona të tjerë, i pandehuri, me armë zjarri gjuan fillimisht në ajër e më pas në drejtim të dëmtuarit-të pandehurit E.M, ku gjatë largimit të tij, në mes të veturave në parking ky fishek nuk arrin që ta godet.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/