image Kjo është masa e re antiCOVID që pritet të merret sot në mbledhjen e Qeverisë

Politikë

Kjo është masa e re antiCOVID që pritet të merret sot në mbledhjen e Qeverisë

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme që nisë në orën 15:00, do të miratojë planprogramin qeverisës. Siç ka mësuar Sinjali, në rend dite janë edhe masat e reja antiCOVID.

Sinjali ka mësuar se pika e dytë do të jetë shqyrtimi i propozimvendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr 01/07 të datës 18.04.2021, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e COVID-19.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se sot pritet të shtohet një pikë e re 3A në vendimin e datës së lartëcekur. Masat tjera aktuale antiCOVID nuk do të ndryshohen.

Sipas këtij vendimi, siç ka mësuar Gazeta Sinjali do të ndalohet hyrja në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Pika 3A.1 thotë se shtetasit që vijnë nga këto shtete, duhet të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.

Pika 3A.1, siç mëson Sinjali, nuk vlen për shtetasit e Kosovës të cilët qëndrojnë transit në më pak se 48 orë në këto shtete.

Po ashtu, pika 3A.3 thotë se diplomatët e huaj si dhe familjarët e tyre përjashtohen nga fushëveprimi i këtij vendimi.

/Gazeta Sinjali/