Komuna e Kamenicës ka vetëm edhe 4 raste aktive me koronavirus, pasi shumica e personave të infektuar në këtë komunë janë shëruar.
Nga 4 rastet aktive, 2 prej tyre janë drejt shërimit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja për informim në Komunën e Kamenicës, Margarita Rashiti.
“Me rastin e djeshëm i kemi edhe 4 raste aktive, ku 2 prej tyre janë drejt shërimit”, tha Rashiti.
Dje është konfirmuar edhe një grua 55-vjeçare me COVID-19 nga Rogana e Kamenicës.
Rashiti tha se janë në fazën e identifikimit të kontakteve të personit të djeshëm.
“Si ta kompletojmë listën menjëherë ia përcjellim IKSHPK-së”, tha Rashiti.
Deri tani në Kamenicë janë konfirmuar gjithsej 41 raste me COVID-19, ku vetëm 4 raste janë aktive, të tjerët të gjithë janë të shëruar./Gazeta Sinjali/