Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti së fundi ka publikuar pasqyrën epidemiologjike të të infektuarve me COVID-19, sipas vendbanimeve në Republikën e Kosovës nga data 13 mars e deri më 11 dhjetor 2020, shkruan Gazeta Sinjali.
Aty shihet se vetëm në komunën me shumicë serbe, në Partesh, nuk ka asnjë rast aktiv të infektuar me COVID-19.
Në raportin e publikuar nga Hoti, bëhet e ditur se vetëm dy persona që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me koronavirus e që të dy janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 12 viktima dhe 524 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 566 persona. Aktualisht janë 11 mijë e 868 raste aktive me koronavirus.