image Kjo është koha kur Milani pritet të finalizojë marrëveshjen me Origin

Futboll

Kjo është koha kur Milani pritet të finalizojë marrëveshjen me Origin

news image

Milano fitoi Scuetton të dielën, duke arritur të fitojë titullin e ligës për herë të parë në 11 vite.

Kuqezinjtë mposhtën Sassuolon me rezultat 3-0 si mysafir në xhiron e fundit për të përfunduar dy pikë para Interit.

Pas këtij triumfi, Kuqezinjtë duket se do t’i gëzohet edhe një tjetër lajmi.

Rosonerët pritet të kompletojnë transferimin e sulmuesit Divock Origi nga Liverpooli.

Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Milani po pret që Divock Origi në Itali javën e ardhshme t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën,

Sipas Romanos, ai po i bashkohet kampionëve të rinj të Serie A në një lëvizje të lirë, pasi ka arritur marrëveshje verbale një muaj më parë dhe tani është vetëm në pritje të firmosjes së kontratës.

/GazetaSinjaliSport/