Milano fitoi Scuetton të dielën, duke arritur të fitojë titullin e ligës për herë të parë në 11 vite.
Kuqezinjtë mposhtën Sassuolon me rezultat 3-0 si mysafir në xhiron e fundit për të përfunduar dy pikë para Interit.
Pas këtij triumfi, Kuqezinjtë duket se do t’i gëzohet edhe një tjetër lajmi.
Rosonerët pritet të kompletojnë transferimin e sulmuesit Divock Origi nga Liverpooli.
Gazetari italian, Fabrizio Romano raporton se Milani po pret që Divock Origi në Itali javën e ardhshme t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas të nënshkruajë kontratën,
Sipas Romanos, ai po i bashkohet kampionëve të rinj të Serie A në një lëvizje të lirë, pasi ka arritur marrëveshje verbale një muaj më parë dhe tani është vetëm në pritje të firmosjes së kontratës.