image Kjo është infermierja që dyshohet se rrahu brutalisht të moshuarën në Pejë

Siguri

Kjo është infermierja që dyshohet se rrahu brutalisht të moshuarën në Pejë

news image

Infermieria që dyshohet se rrahu brutalisht të moshuarën në shtëpinë e pleqve në Pejë është Aurona Pelaj nga fshati Novosellë i Pejës, e cila tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Policia në Pejë ka konfirmuar se dy punonjëset e shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar në lidhje me rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në Pejë, e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve.

Pamjet që u shpërndanë sot në rrjetet sociale kanë tronditur vendin. Aty shihet se si një nga punonjëset e sulmon gruan e moshuar, duke e goditur me shuplaka dhe shqelma.

“Pak jam tu ja hi, qysh di me sill unë.. pak jam tu ja hi”, dëgjohet duke thënë punonjësja derisa ushtronte dhunë ndaj të moshuarës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/