image Kjo është gjendja shëndetësore e motoçiklistit që u aksidentua në qendër të Gjilanit

Siguri

Kjo është gjendja shëndetësore e motoçiklistit që u aksidentua në qendër të Gjilanit

news image

Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një aksident trafiku në Gjilan, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. E si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Azemi, i tha Sinjalit se viktima është i moshës 20-vjeçare dhe njoftoi se ai ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe më pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit.

Sinjali kontaktoi edhe me drejtorin e Spitalit të Gjilanit, i cili tha se të gjithë personat e lënduar në aksidente gjatë ditës së sotme janë liruar për në shtëpi.

Gazeta Sinjali është ende në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/