Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 157 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 4 pacientë të negativizuar nga COVID-19 janë të shtrirë për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, me oksigjeno-terapi janë 108 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 78 pacientë;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë;
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë;
Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 13 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;
Spitali i Pejës, 11 pacientë;
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë;
Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë;
Spitali i Ferizajt, 9 pacientë;
Spitali i Gjilanit, 14 pacientë.