image Kjo është gjendja me COVID-19 në spitalet e Kosovës - Sinjali

Kjo është gjendja me COVID-19 në spitalet e Kosovës

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 8 pacientë me COVID-19 pozitiv janë duke u trajtuar në SHSKUK.

Sipas këtij shërbimi, në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë që janë shëruar nga virusi.

Nga SHSKUK thuhet se me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4  pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 16  pacientë  post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar;

Spitali i Ferizajt, 1  pacient;

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë;

Spitali i Pejës, 1  pacient./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin