Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 8 pacientë me COVID-19 pozitiv janë duke u trajtuar në SHSKUK.
Sipas këtij shërbimi, në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë që janë shëruar nga virusi.
Nga SHSKUK thuhet se me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë;
Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-COVID;
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar;
Spitali i Ferizajt, 1 pacient;
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë;
Spitali i Pejës, 1 pacient./GazetaSinjali/