image Kjo është gjendja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Kjo është gjendja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Pesë persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, janë konfirmuar edhe 531 raste të reja nga gjithsej 2948 testime të kryera.

Janë shëruar 1333 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 254,315 që nga fillimi i pandemisë.

Janë 9,829 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

/GazetaSinjali/