image Kjo është gjendja e veturës pasi u dogj plotësisht në Pejë

Kosovë

Trafiku/ Kjo është gjendja e veturës pasi u dogj plotësisht në Pejë

news image

Vetura në qendër të qytetit të Pejës është djegur plotësisht para pak minutave. Gazeta Sinjali merr vesh se vetura i takon kompanisë ‘Vip Taxi’ që funksionin në këtë qytet.

Nga fotografitë shihet se vetura është djegur plotësisht, ndërsa nuk dihen arsyet se si ka ardhur deri tek zjarri që ka përfshirë veturën.

Sinjalizuesit kanë dërguar një video ku shihet se vetura tek semaforët në Pejë është përfshirë nga zjarri.

Sipas sinjalizuesve, shoferi i veturës ka arritur të largohet nga vetura pak qaste para se vetura të përfshihet nga zjarri./Gazeta Sinjali/