Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka njoftuar për gjendjen e klinikave dhe pacientëve që po marrin shërbime mjekësore për shkak të COVID-19.
Sipas këtij njoftimi, katër pacientë janë në Klinikën Infektive dhe dy në Mjekim Intensiv.
Sipas SHsKUK-së, 42 pacientë të tjerë janë në trajtim si raste post-covid, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë